MOTI EUROPE     GAZETA SHQIP     SPORT     MOTI BOTA     BIG BROTHER     MOTI ITALI     GOSSIP ITALIA     BARCALETA     MOTI SHQIPERI     MOTI EUROPE     GAZETA SHQIP     SPORT     MOTI BOTA     BIG BROTHER     MOTI ITALI     GOSSIP ITALIA     BARCALETA     MOTI SHQIPERI

giovedì 3 luglio 2008

Kruja, nje qytet madheshtor




Kruja, nje qytet madheshtor.

Me nje popullsi reth 20.000 banore(me kordinata gjeografike 41.52° ne Veri dhe 19.48° ne Lindje).Si ish kryeqytet i Shqiperise ajo u be e njohur qe ne kohen e GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT,hero kombetar.

Ne prillin e vitit 1450 keshtjella e Krujes rezistoi per rreth pese muaj sulmesh nga turqit,duke u hakmarre keshtu me te gjithe boten e krishtere(nga vete fakti se popullsia e aso kohe ishte shumica e krishtere),te cilet shikonin te preokupuar avancimin qe Turqia po bente(Kostandinopoja do kishte rene tre vite me vone) .

Emri i qytetit ,ka prejardhien nga fjala “krua”,per vete faktin se duke qene ne faqen e nje mali te pasur me uje te fresket, ajo eshte plot me te tille.

Kruja eshte nje qytet turistik me vende mjaft te bukur, si psh. keshtjella ne te cilen brenda saj ndodhet dhe muzeu kombetar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, dhe jasht saj ndodhet pazari i vjeter,i cili eshte i mrekullueshem.

Keshtjella eshte ndertuar ne shekullin 4-5 pas lindje se Krishtit.Ne fund te shekullit te XII keshtjella mori formen e kompletuar, duke u bere keshtu qender guarnicioni per bizantet.Si qender per Skenderbeun dhe e rezistences kunder turqve otoman, ajo u be nje nga qytetet me te njohur ne Evropen mesjetare.

sabato 2 giugno 2007

Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kruje




Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kruje

Orari : 9.00 – 13.00 dhe 15.00 – 19.00, te Henen pushim

Tel.: +355 511 2 2225


Muzeu Kombetar „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ eshte inaguruar me 1 Nentor 1982, ndertuar ne keshtjellen e Krujes, ne te majte te hyrjes se saj. Muzeu eshte ndertuar ne Kruje per faktin se Kruja ishte qender e epopese shqiptare te shekullit XV kunder osmaneve dhe emri i saj behet i njohur ne gjithe Evropen.

Ndertesa ka karakterin e nje memoriali. Ne zgjidhjen arkitektonike te jashtme shquhen dy vellime kryesore, pjesa e shtrire horizontale me sallat e medha kryesore dhe pjesa me theksim vertikal, e trajtuar si kullat shqiptare te veriut.



Hapesirat e brendshme jane zgjidhur ne menyre qe mjediset te nderthuren duke krijuar nje hapesire te vetme te panderpere, ashtu sic eshte permbajtja e historise se paraqitur. Historia, arkitektura dhe arti perbejne nje te vetme.



Kohet e fundit Raiffeisen Bank sponsorizoi guiden turistike
te Muzeut "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje.

Muzeut Kombetar te Krujes i ka munguar nje guide e tille e cila eshte realizuar ne 3 gjuhe, Shqip, Aglisht dhe Gjermanisht.



Muzeu vizitohet cdo vit nga me shume se 80 mije vizitore.


Interesi per te ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Sipas perfaqeseusve te muzeut gjate vitit te kaluar numri i vizitoreve te muzeut u rrit me me shume se 20 mije ne krahasim me vitin 2003.

Nje interes ne rritje po gjen historia e Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe Kruja nga turistet Kosovare qe vijne ne Shqiperi.

venerdì 1 giugno 2007

Muzeu Etnografik Kruje

Muzeu Etnografik ndodhet brënda kalasë së Krujes. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanasve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak”.

mercoledì 31 maggio 2006

Pazari i Vjeter

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij.

domenica 30 maggio 2004

KS Kastrioti


Stadiumi

KS Kastrioti i luan ndeshjet ne stadiumin "Kastrioti" te qytetit te Krujes qe ka nje kapacitet prej 8000 vendesh.

Udhëheqja

Trajneri i skuadrës është Vasil Bici ndërsa presidenti është Shkelzen Zhilli.

Sukseset

Kastrioti nuk ka fituar Superligën ose Kupën e SHqipërisë por ka fituar nga një herë Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.